FORUMI SHQIPTAR I UDHËHEQËSISËJU URON MIRËSEARDHJEN!
Misioni
Forumi Shqiptar i Udhëheqësisë (FSHU), një iniciativë e European Leadership Forum (ELF), është pikëtakim për të inkurajuar, zhvilluar, pajisur dhe bashkuar udhëheqësit e krishterë ungjillorë shqiptarë.
Vizioni
Pjekuria e udhëheqësisë është përcaktuese për shëndetin dhe përtëritjen e kishës dhe shoqërisë.
Strategjia
FSHU synon të sigurojë inkurajimin dhe burimet e nevojshme për rritjen e udhëheqësve të krishterë ungjillorë shqiptarë. Kjo do të arrihet përmes takimit vjetor të FSHU, përfshirjes së udhëheqësve ungjillorë në rrjete bashkëpunëtorësh që rriten së bashku në një kontekst mentorimi gjatë gjithë vitit, organizimit të seminareve dhe aktiviteteve të tjera trajnuese.
Organizatorët
Ekipi që organizon FSHU përbëhet nga Colin Stephen, Driton Krasniqi, Juljan Muhameti, Plator Çollaku, Ylli Doçi dhe Zefjan Nikolla.
Falënderime
Ekipi organizator i FSHU 2024 falënderon në mënyrë të veçantë folësin kryesor, të gjithë drejtuesit e rrjeteve të ndryshme dhe prezantuesit e seminareve, ekipin e adhurimit dhe medias, ekipin e vullnetarëve, përkthyesit, UNITAS që përgatiti faqen digjitale, Gjergj Spatharin – hartuesin e logos së Forumit, si dhe të gjithë miqtë tanë që përmes European Leadership Forum ndihmuan financiarisht.
Forumi Shqiptar i Udhëheqësisë organizohet nën kujdestarinë e Fondacionit “Wilberforce”.
