Colin S. Smith ka lindur në Edinburg, Skoci. Pasi u bë i krishterë, ai frekuentoi London School of Theology ku mori një diplomë Bachelor i Arteve në teologji dhe një Master në Filozofi. Ai ka shërbyer si President i Bashkësisë së Kishave Ungjillore të Pavarura dhe nga viti 1980 – 1996, ka shërbyer si pastor i Kishës Ungjillore të Lirë në Enfield, Mbretëria e Bashkuar.
Që nga viti 1996, Colin shërben si pastor i The Orchard Evangelical Free Church në Ilinois, SHBA. Kjo kishë ka gjashtë bashkësi në Arlington Heights, Barrington, Itasca, Marengo, Northfield dhe Vernon Hills.
Colin është autor i disa librave. Ai ka edhe një program radiofonik, Open the Bible, që transmetohet kudo në SHBA dhe regjistrohet nga Moody Bible Institute. Ai është anëtar i këshillit të Koalicionit të Ungjillit dhe ka qenë folës i rregullt në Javën e Themeluesit të Moody Bible si dhe në Total Living Network.
Colin dhe Karen kanë dy djem, Andrew dhe David.

